Kiara rikthehet në Instagram për folur, ndër të tjera, për Luizin

Me një foto nga dasma e famshme – moment të cilin Kiara e ka vlerësuar si më të bukurin në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” – ajo iu rikthye Instagramit për të falenderuar të gjithë njerëzit që e mbështetën, ku u ndal patjetër edhe te marrëdhënia e saj me Luizin.

“Faleminderit me shpirt! Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj,” shkruan ajo.

“Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qëndrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell,” shtoi më tej.

“Unë kam qenë e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurinë e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë dhe i kam qëndruar dhe do t’i qëndroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin♥?” përfundoi Kiara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Anabelmagazine