“Këto janë të këqijat kur je live”, Ardit Gjebrea nuk i mban dot lotët gjatë emisionit

Në puntatën e djeshme të emisionit “E diell” është transmetuar finalja e rubrikës “Power Kidz”, ku fitues u shpall Joeli.

Përpara finales, Joeli pa një video-mesazh të nënës së tij dhe nuk i mbajti dot lotët. Bashkë me të, u përlot edhe moderatori Ardit Gjebrea.

Ai kujtoi nënën e tij që u nda nga jeta dy vite më parë. Të pranishëm në këtë program kanë qenë edhe gruaja me vajzën e tij, që kanë duartrokitur.

“Këto janë të këqijat kur je live në program”, tha moderatori me lot në sy duke u munduar të kalojë këtë moment.