Këngëtarja tregon se për pak ndërroi jetë nga ndërlikimet në procedurën e ngrirjes së vezëve

Rishtazi, Kesha është përballur me disa ndërlikime në lidhje me shëndetin e saj. Artistja rrëfeu përvojën e saj ku për pak ndërroi jetë për shkak të një ndërlikimi të rrallë në procedurën e ngrirjen e vezëve.

“Për pak vdiqa në janar”, tha ajo për Self, referuar për procedurën e ngrirjes së vezës, pasi donte që të kishte mundësinë të bëhej nënë, pa u shqetësuar për orën biologjike.

Sipas Self, procedura përkoi me një ndërlikim të rrallë, por serioz që mjekët ia atribuojnë pjesërisht sistemit të saj të dobësuar imunitar.

“Më në fund ndihem sikur jam rikuperuar, por më mori ca muaj kohë. Ishte e tmerrshme. Thjesht doja që ta kisha në dorë shëndetin tim riprodhues dhe i mbështes të gjithë ata që e bëjnë”, tha ajo.

Ngrirja e vezëve është një procedurë që shumë gra të famshme e inkurajojnë. Mes tyre është edhe Priyanka Chopra, e cila tregoi më shumë për vendimin e saj për të ngrirë vezët në fillim të të 30-ave të saj dhe u shpreh se i nxit të gjitha gratë që njeh që të bëjnë të njëjtën gjë.

“E bëra kur isha në fillim të të 30-ave. Doja të arrija në një vend të caktuar në karrierën time. Gjithashtu, nuk e kisha takuar ende personin me të cilin doja të kisha fëmijë”, tha aktorja, duke shtuar se kjo periudhë i shkaktoi ankth dhe se e mori vendimin kur ishte 35 vjeç.

Ajo pohoi se u thotë të gjithëve që të ngrijnë vezët dhe nëse është e mundur, ta bëjnë disa herë.

“U them mikeshave më të reja në moshë se ora biologjike është e vërtetë. Pas të 35-ave, bëhet më e vështirë që të mbetesh shtatzënë, sidomos për gratë që kanë punuar gjatë gjithë jetës së tyre. (Ngirija e vezëve) është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes, pasi kështu rimerr fuqinë tënde nga ora biologjike dhe mund të punosh për sa kohë që do. Vezët e tua do të jenë në të njëjtën moshë sa ishe ti kur i ngrive”, përfundoi ajo.

Priyanka është nënë e një vajze, Malti Marie, së bashku me bashkëshortin, Nick Jonas. Vajza erdhi në jetë në janar të vitit 2022, përmes një nëne surrogate.

Anabelmagazine