Këngëtari shqiptar në krizë me bashkëshorten

Të gjitha imazhet me bashkëshorten i ka larguar nga llogaria e tij në Instagram dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe gruaja e tij. Këngëtari Besart Halimi po ashtu nuk e ndjek më bashkëshorten e tij Iliriana Podrimajn në rrjete sociale, dhe kjo ngriti menjëherë dyshimet se dyshja i kanë dhënë fund martesës. Çifti që u martua në maj të vitit 2016-të kanë bashkë një vajzë ndërsa tani ata po përballen me një krizë mes tyre, siç merr vesh Prive.al ekskluzivisht. Këtë e ka konfirmuar për Prive indirekt edhe vetw Halimi, i cili megjithatë ka deklaruar se dyshja nuk janë divorcuar.

Ndërkohë këtë të enjte Halimi publikon këngën e tij të re me Armend Shabanin, e kënga quhet “Shko”.