Këngëtari i njohur shqiptar ndalohet nga policia në Gjermani, zbulohet shkaku

Këngëtari i njohur shqiptar Kidda është ndaluar nga policia gjermane. 

Sipas “Prive”  këngëtari është përfshirë në një zënkë me disa djem të tjerë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për t’u sqaruar situata.

Gjithçka duket të ketë nisur nga provokime dhe fyerje me të cilat është ndeshur artisti gjatë një koncerti dhe kjo ka mjaftuar për të shpërthyer sherri.

Kjo është edhe një video nga momenti i ndalimit:

Kujtojmë se pak ditë më parë Kidda hodhi në treg edhe një këngë të re me titull “Zemra ime”.