Këngëtari humb jetën në skenë teksa performonte në Paris

Këngëtari më i njohur në Haitit, Michael Benjamin, i quajtur gjerësisht Mikaben humbi jetën në skenë teksa performonte në Paris pasi u përshëndet nga një audiencë e gëzuar.

Benjamin ishte ftuar nga grupi Carimi, i cili po festonte ribashkimin e tij, kur ai u rrëzua papritur në skenë vetëm pasi performoi këngën e tij hit “ Ou pati ”. Shërbimet e urgjencës u dërguan në vendngjarje, por ishte tepër vonë për këngëtarin. Ai kishte prej 20 vitesh një karrierë muzikore të kurorëzuar me sukses, qoftë në Haiti apo jashtë saj.