“Ke dy opsione, të jetosh gjithë jetën me burrin ose…”, përgjigjia e Visjanit shokon bashkëshorten e tij

Një nga aktorët më të njohur të humorit shqiptar është Visjan Ukcenaj, i cili është shumë i përkushtuar ndaj familjes së tij.
Së fundmi, Visjani ka publikuar një video ku shihet teksa udhëton me bashkëshorten dhe djalin. Në një moment, aktori i bën një pyetje gruas.
“Jona ke dy mundësi zgjedhje në jetë: Opsioni 1. Jeto gjithë jetën me burrin tend dhe opsioni 2…”, thotë aktori dhe Jona zgjedh opsionin dy pa e dëgjuar atë.
“Opsioni 2 lëre burrin me vajza të tjera”, dëgjohet të thotë Visjani, një deklaratë që e habit Jonën. Dyshja më vonë qeshin dhe vazhdojnë udhëtimin.