Katie Holmes shfaqet me unazë diamanti

Gjërat u bënë serioze?! Aktorja e famshme shfaqet me një unazë diamanti dhe s’ka dyshim që është fejuar. Katie Holmes është fejuar? Epo kjo është pyetja që i bëjmë të gjithë vetes, pasi u fotografua të mërkurën në rrugë me një unazë diamanti në dorën e majtë. 39-vjeçarja shfaqet në foto e buzëqëshur, pasi ka marrë disa orë pushim larg sheshit të xhirimit për filmin e ri. Mirëpo, burime për aktoren tregojnë se në fakt ajo nuk është unaza e martesës dhe se është vetëm një dhuratë. “Katie nuk është e fejuar me askënd tjetër, përveçse se në film me Jerry O’Connell” – shpjegon burimi për revistën “People”. Jamie Foxx dhe Katie Holmes janë në një lidhje dashurie prej gushtit të vitit 2013, shkruan IconStyle. Çifti ka zgjedhur të mos shfaqet shumë në publik duke mos prishur magjinë e lidhjes. Gjithsesi, edhe përse fshihen, të gjithë e dinë se ata janë të dashuruar.