Kate dhe William nuk mund të ishin më të lumtur, fëmijët e tyre kanë trashëguar këtë pasion nga Mbretëresha Elizabeth

Princ George dhe Princesha Charlotte po marrin së fundmi mësime për sportin tradicional të familjes mbretërore, kalërimin.

Sipas ‘The Times’, Princ William është i emocionuar që fëmijët e tij të vegjël kanë interes për të mësuar se si të kalërojnë. 7-vjeçari, George ka marrë mësime që në moshën 4-vjeçare, ndërsa Charlotte ka qenë gjithmonë e mahnitur nga kuajt.

Në një event të pallatit mbretëror, dukesha Kate Middleton pranoi se Charlotte ka gëzuar një dashuri të madhe për kujat qëkur ishte 1-vjeç, njësoj si gjyshja e saj, Mbretëresha Elizabeth./revistawho.com