Kastro Zizo s’ja përton Ermal Mamaqit! I rikujton kohën si ‘spaçator’: Kur ka qenë hera e fundit që ke prekur një libër me dorë

Kastro Zizo ka ndarë një vite të realizuar bashkë me kolegun e tij, rreth tre vite më parë. Në videon ndërgjegjësuese shfaqet këngëtari Zizo në rolin e një të varuri nga substancat narkotike, dhe aktori Ermal Mamaqi në rolin e shpërndarësit.

Por, i gjithë thelbi është një libër. Dhe në fund të videos Ermal Mamaqi përsërit:”Po ti kur ka qenë hera e fundit që ke prekur një libër me dorë?”

Ermal Mamaqi është vënë në qendër të kritikave pas ‘thirrjes’ së tij në rrjete sociale” për të mos lexuar romane pasi janë për pensionistët dhe të pasurit”. Shumë ndjekës e kanë cilësuar këtë si një predikim i mosleximit.

Duket se edhe kolegu i tij, Kastro Zizo ndan të njëjtin mendim si shumë të tjerë, dhe nuk ka lënë pa ‘i ngulur’ thumbin Ermal Mamaqit, me videon ku i rikujton se çfarë bënte tre vite më parë për të ndërgjegjësuar njerëzit të lexonin.

“Lexo 1 libër! Kjo video është e 2017 dhe në atë kohë @ermalmamaqiofficial ishe “spacatori” im. Për pak kujtesë”,- shkruan Kastro Zizo në videon e postuar në rrjete sociale.