Karma e Mozzik lidhet me paratë: Njerëzit që s’më jepnin, tani m’i kërkojnë!

Siç duket ai ka kaluar periudha të vështira në jetë, kur edhe është përballë me probleme financiare. Reperi i njohur nga Kosova Mozzik, që tani gëzon famë dhe shumë pasuri nga koncertet që mbanë, është rebeluar në Instagramin e tij kundër njerëzve që s’e kanë përkrahur në karrierë, shkruan Prive. Ai ka shkruar një varg deklaratash ku thotë se ata që s’e kanë mbështetur, tani i sheh në koncertet e tij. Ndërsa ndër të tjerash ka thënë: “Njerëzit që s’më kanë dhënë para kur kam pasur nevojë, sot po më kërkojnë”, ka shkruar reperi në Instagramin e tij.