Ka zgjedhur nënë surrogate tjetër për fëmijën e katërt, Kim Kardashian zbulon arsyen prekëse

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West do të bëhen prindër për herë të katërt. Dyshja kanë zgjedhur që fëmija të vijë nëpërmjet një nënë surrogate, ashtu si edhe Chicago vitin e kaluar. Por këtë herë Kim ka ndryshuar nënën surrogate dhe arsyeja është shumë prekëse.

Burime për ‘E News’ kanë treguar se gruaja e parë e zgjedhur nga Kim dhe Kanye, pas lindjes e pati të vështirë të shkëputej nga fëmija i porsalindur. Ylli Kardashian ju ka treguar miqve të saj se pavarësisht se nëna surrogate e Chicago është person i afërt me familjen, ajo nuk dëshiron ta lëndojë sërish, sipas Who. Prandaj fëmijën e katërt ja ka besuar një gruaje tjetër.