Jona Spahiu pak ditë para se të lindë, flet për problemet që po kalon gjatë shtatzënisë

Moderatorja Jona Spahiu, është në javët e fundit të shtatzënisë. Së shpejti Jona do të bëhet për herë të parë nënë e një djali. Përgjatë periudhës së pritjes së ëmbël moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” foto, të cilat i tregojnë qartë barkun e rrumbullakosur. Së fundmi Jona ka publikuar një foto të mrekullueshme e veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë bezhë. Përkrah fotos ajo jep një mesazh të rëndësishëm ku tregon se përtej bukurisë, shtatzënia ka edhe probleme me të cilat duhet të përballet çdo grua. “Shtatzënia nuk është vetëm të veshësh fustan, më besoni! Të shkosh në tualet apo jo, të vjella, fryrje, urth apo dhimbje shpine. Oh po, shtatzënia është e mrekullueshme”, shkruan Jona, sipas Who.Në muajin qershor Jona celebroi me martesë lidhjen e saj me biznesmenin Frenkli Ymeri.