Jona Spahiu në krah të protestës: “Ju flas si e bija e një njeriu që kaloi 24 vite në burg”

Ditët e fundit vendi ynë është pushtuar nga protesta masive. Studentët janë çuar për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për t’i mbështetur, personazhe të njohur të ekranit kanë shprehur qëndrimin e tyre në rrjetet sociale. Pjesë është bërë edhe moderatorja Jona Spahiu, e cila ka publikuar në ‘Instagram’ një nga pamjet e protestës dhe përmes fotos ka kujtuar një moment tronditës të familjes së saj. Ajo ka zbuluar se i ati ka kaluar 24 vite në burg vetëm sepse kërkonte drejtësi, shkruan Ëho.“Si një qytetare e këtij vendi, si një student nga Fakulteti Monopol, si e bija e një njeriu që kaloi 24 vite të jetës në burgjet komuniste në kërkim të së drejtës, kjo është gjëja më shpresëdhënëse që më kanë parë sytë”, shkruan moderatorja.