Jeta në fshehtësi e Elvana Gjatës, projektet e reja që do e rikthejnë

Elvana Gjata duket se rikthimin e saj do ta bëjë me koncerte. Pas një heshtje të gjatë të saj ajo siç duket ka dhënë shenja jete. Këngëtarja u largua nga Shqipëria pas përplasjes me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku u lakua dhe emri i saj bashkë me të të fejuarit Ervin Mata. Që atëherë Elvana Gjata ka mbyllur rrjetet sociale dhe askush nuk di gjë për të, përveç disa deklaratave tek-tuk nga persona të tjera se ajo mund të ndodhet në Gjermani, ndërkohët që ishte shpallur në kërkim për të dëshmuar rretj ngjarjes së rëndë me pasojë një person të vdekur. Ndërkaq duket se ajo po përgatitet për tu rishfaqur në skenë.

Në kanalin zyrtar të artistes në ‘YouTube‘, kanë filluar të shiten biletat për koncertet që pritet t’i mbajë Elvana më 3 dhe 6 maj të vitit 2019, pikërisht në Neë York dhe Filadefia. Koncerti i datës 3 maj do të mbahet në një lokal në parkun e Asbury-t me fillim nga ora 19:00. Ndërsa koncerti në Filadelfia më 6 maj do të fillojë nga ora 20:00. Por deri sa të afrohen datat e këtyre koncerteve, Elvana duket se do ta ketë rikthimin mëtë shpejtë pasi flitet se ajo po punon për këngët e saj të reja. Kjo është hera e dytë që Elvana jep sinjale të vogla për rikthimin e saj në muzikë. Pasi u konsiderua si “molla e sherrit” në ngjarjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën, këngëtarja Elvana Gjata në fillim u dha se u shpall në kërkim. Por ndërsa të gjithë prisnin që këngëtarja të kthehet në Tiranë për të dhënë dëshminë e saj për ngjarjen, u publikua klipi i saj më i ri, ku ajo shfaqej shumë seksi. Ishte bashkëpunëtori në këtë projekt, producenti amerikan PooBear, ai që publikoi videon e re ku Elvana ka nxjerrë të gjitha asetet, ndërsa ndërron disa veshje transparente, të cilët i ka veshur pa të brendshme. “Shade” titullohej klipi që mban emrin e PooBear ft. Elvana dhe që ishte realizuar në gjuhën angleze.

Me një imazh super të kuruar, këngëtares i del më shumë seç duhet pjesa intime në skenat e mjaft të nxehta me veshje provokuese, të bëra jo pa qëllim nga artistja për këtë projekt ndërkombëtar. Por ndryshe nga lançimi i projekteve të mëparshme, të cilat Elvana i publikonte vetë në profilet e saj zyrtare me mijëra ndjekës, prej javësh “Instagramin” e pushtoi heshtja, deri sa erdha një moment që ajo u zhduk fare nga Instagrami. Kujtojmë që Poo Bear është producenti me të cilin Elvana nisi bashkëpunimek, që do t’i hapnin rrugën drejt famës ndërkombëtare dhe do e ndihmonin të planifikonte projekte në SHBA. Pas rënies në kontakt me të, ajo u vendos për pak kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku punoi për realizimin e këngëve në gjuhën angleze, ku duket se do të rikthehet sërish këtë Vit të Ri. Me rikthimin e saj në Shqipëri, Elvana Gjata ishte shumë kreative në lançimin e disa projekteve të njëpasnjëshme. Fillimisht ajo nxori albumin e saj “3EP” që ishte në gjuhën shqipe dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

Pas tij këngëtarja njoftoi edhe bashkëpunimin e saj me një nga reperat më të njohur në botë, Ty Dolla Sign. Le të shohim se si do të vazhdojë karriera e Elvanës, pas ngjarjes ku u përfshi dhe emri i saj bashkë me partnerin, Ervin Mata./Panorama Plus