Jennifer Lopez feston ditëlindjen, Rita Ora e uron publikisht me foton e disa viteve më parë

Diva e muzikës, Jennifer Lopez, feston sot 51-vjetorin e lindjes.

Ajo ka marrë urime të shumta nga fansa e kolegë. Edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka vendosur ta urojë atë publikisht.

Ajo ka ndarë një foto të disa viteve më parë dhe urimin e ka shoqëruar me zemra.

Duket se Ora dhe JLo ruajnë një marrëdhënie miqësore me njëra-tjetrën.

Fotoja është shkrepur në “Billboard Music Awards” në vitin 2015.