Jennifer Aniston shkëput marrëdhëniet me personat e pavaksinuar dhe bën deklaratën e fortë

Ashtu siç ka treguar edhe më parë, respektimi i masave dhe vaksinimi ndaj Covid-19 janë shumë të rëndësishme për Jennifer Aniston.

Për këtë arsye, aktorja 52-vjeçare ka shkëputur marrëdhëniet me të gjithë njerëzit që nuk janë vaksinuar. Ylli i Hollywood ka treguar në një intervistë për “InStyle” se nuk takohet me më me personat që duhej t’i shihte çdo javë.

“Ka ende grupe të mëdha njerëzish që janë kundër vaksinës ose nuk dëgjojnë faktet. Është një turp i vërtetë. Kam humbur disa njerëz nga rutina ime javore që kanë refuzuar ose nuk kanë zbuluar (nëse janë apo të vaksinuar) dhe kjo është për të ardhur keq. Mendoj se ke detyrim moral dhe profesional të informosh, duke qenë se nuk testohemi të gjithë çdo ditë. Është pak e ndërlikuar, sepse secili ka të drejtën e mendimit të tij, por shumë mendime nuk bazohen në asgjë tjetër përveç frikës dhe propagandës”, është shprehur Jennifer.

Nuk dihet se kujt i referohet aktorja me këto deklarata, megjithatë është e qartë që nuk bën tolerime as për njerëzit e afërt. Kujtojmë se Aniston u ka bërë vazhdimisht thirrje fansave të saj që të ruajnë veten e të tjerët duke respektuar distancimin fizik dhe vendosur maskat. /News31