“Jam ndjerë gjithmonë vetëm”/ Brad Pitt rrëfen vështirësitë lidhur me shëndetin mendor, si arriti të gjente lumturinë

Panorama Plus/ Brad Pitt është një nga personazhet më të njohur të Hollivudit. Aktori ka bërë një rrëfim si rrallë herë teksa ka folur për vështirësitë që ka kaluar në lidhje me shëndetin mendor.

Një nga më të zakonshmet është depresioni dhe Pitt ka folur gjatë një intervistë me GQ për gjendjen e tij dhe se si e bëri të ndihej “i vetmuar”. Ai gjithashtu zbuloi dhe mënyrat se si u bë më mirë dhe si arriti të gjente lumturinë.

Të gjithë jemi mësuar ta shikojmë si një imazh të ‘fortë’ në ekran, por Pitt u shfaq shumë ndryshe kur vëmendja nuk drejtohej më drejt tij.

Aktori ishte imazhi i numrit të fundit të revistës GQ dhe ishte shumë i hapur dhe i sinqertë për disa nga aspektet personale të jetës së tij.

Ylli i Hollivudit zbuloi në një intervistë se vuante nga depresioni dhe tregoi se si ndikoi në gjendjen e tij emocionale, pavarësisht punës në filma dhe suksesit të tij profesional.

“Unë jam ndjerë gjithmonë vetëm. I vetëm kur kam qenë i vogël, vetëm këtu, dhe vetëm kohët e fundit jam ndjerë më shumë i përkrahur nga miqtë dhe familja ime.”– zbuloi aktori.

“Ka një shprehje nga Rilke, ose nga Ajnshtajni, besojeni ose jo, ka të bëjë me të jetuarit në paradoksin e mbajtjes së dhimbjes së madhe dhe në të njëjtën kohë të ndjesisë së gëzimit të vërtetë. Kjo është pjekuri, dhe një rritje si njeri.”

Por çfarë e ka ndihmuar aktorin të gjejë lumturinë?

Pavarësisht gjithçkaje, Pitt dëshironte të ndante përvojat e tij dhe të detajonte se si arriti t’i kapërcejë të gjitha ato ndjenja.

“Gjithmonë lëvizja me rrymën, duke lëvizur në një drejtim dhe në tjetrin”, vazhdoi Pitt .

“Kam kaluar vite me depresion të ulët, dhe vetëm kur u pajtova me këtë, duke u përpjekur të përqafoj të gjitha anët e vetes, të bukurën dhe të shëmtuarën, arrita t’i kap ato momente kënaqësie. Mendoj ne të gjithë jemi pak të dëshpëruar”.

Së fundi, aktori tregoi gjënë që e ndihmoi të kapërcejë gjendjen e tij dhe të gjejë gëzimin në jetën e tij.

“Muzika më jep shumë gëzim. Mendoj se gëzimi ka qenë diçka që kam zbuluar më vonë në jetë,” tha Pitt .