J.Lo heq unazën e fejesës dhe ja ku nisim prapë me thashethemet e ndarjes

Pak javë më parë u përfol se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por të dy e mohuan menjëherë ç’thuhej lart e poshtë. Madje Alex shkoi në Republikën Domenikane pikërisht për të takuar J.Lo-n, e cila po merret me xhirimet e filmit të saj më të ri.

Dhe atëherë kur menduam se çdo gjë është në rregull mes tyre, J.Lo ka bërë një veprim që i ka nxitur sërish thashethemet për ndarjes. Diva ka pozuar në revistën “Instyle”, por në asnjërën prej fotove nuk duket unaza e fejesës.

Mirë kjo, por pjesë e revistës janë bërë ish-at e J.Los, Ben Affleck dhe Marc Anthony ndërsa Alex nuk dha asnjë prononcim.

Pas këtyre detajeve, s’po dimë ç’të besojmë më.