Ishim “në luftë” me njëri-tjetrin: Bono rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin!

Bono rrëfeu se kishte një ‘marrëdhënie luftarake’ me babain e tij të ndjerë, Brendan Hewson. Këngëtari i famshëm pohoi tek The Graham Norton Shoë se e kishte pasur shumë të vështirë të merrte një kompliment nga i ati, punonjës poste.

Ndërsa promovonte librin e tij të ri të kujtimeve Surrender, ylli 62 vjecar i U2 tha për babain e tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2001: “Ne kishim një marrëdhënie luftarake dhe doja t’i bëja përshtypje, kështu që fluturova në Teksas që ai të më shihte në koncert. Kur u takuam, sytë e tij ishin të skuqur dhe mendova: “O Zot, babai im do të më bëjë një kompliment dhe u gëlltita.

Ai zgjati dorën dhe tha: “Ti je shumë profesionist”. Kjo do të thoshte gjithçka për të – ndërsa për mua, ishte komplimenti më i madh që mora prej tij.’Javën e kaluar, Bono zbuloi se një nga kushërinjtë e tij është në të vërtetë gjysmë vëllai i vet. Zbulimi shokues vjen katër muaj pasi rokeri tregoi për herë të parë se kishte një vëlla ose motër, prejardhja e të cilit ishte mbajtur sekret familjar për dekada.Duke u shfaqur në Desert Island Discs të Radio 4 në qershor, Bono i tha prezantueses Lauren Laverne se gjysmëvëllai i tij, të cilin ai nuk e përmendi në atë kohë, kishte lindur pas një lidhjeje në vitet 1960 midis babait të tij Bob dhe një “gruaje të mrekullueshme”.

Tani ai ka zbuluar se gruaja ishte pjese e familjes, Barbara, dhe se fëmija i tyre është Scott Rankin, një analist burse dhe nëpunës civil.Nëna e Bonos, Iris, vdiq në vitin 1974, kur muzikanti ishte 14 vjeç. Ajo nuk e mësoi kurrë tradhëtinë e të shoqit. Barbara, e cila ende jeton në Dublin, ishte e martuar me vëllain e Irisit, Jack, i cili vdiq në vitin 2020.

Bordo