Ish-presidenti i SHBA-së shfaqet në publik me syrin e nxirë

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter bëri paraqitjen e tij të parë në publik, pavarësisht se ishte me sy të nxirë.

Ai mori pjesë në eventin jo-fitimprurës të organizuar për ndërtimin e “Habitatit të Njerëzimit” dhe shpjegoi arsyen pse doli në atë gjendje.

Dua të shpjegoj syrin tim të zi. U ngrita këtë mëngjes, isha duke u përgatitur për të shkuar në kishë, u rrëzova dhe si pasojë godita ballin në një cep të mprehtë dhe më duhej të shkoja në spital. Aty më bënë 14 qepje në ballë dhe syri im siç e shihni është i zi”, ka thënë Carter duke shtuar se asgjë nuk mund ta ndalojë atë të bëjë udhëtimin për në Tenesi për të ndërtuar shtëpitë./Gazeta Liberale