Ish-bashkëshorti feston ditëlindjen, Rudina Dembacaj e uron publikisht: Gëzuar Babo, të dua shumë!

Ish bashkëshorti i Rudina Dembacajt, Aleks feston sot ditëlindjen. Dhe moderatorja e ka uruar publikisht në rrjetin e saj social Instagram.

Ajo publikoi një foto të Aleks me vajzën e tyre Viktorian ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Babo! Të dua shumë Viki.”

Ndërsa shtoi se ish bashkëshorti dhe vajza ngjajnë si dy pika uji.

Rudina dhe Aleks kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin pas ndarjes për shkak të Vikit.

Moderatorja tashmë ka krijuar një familje të re në krahët e ish-deputetit Mark Frroku.

Shpeshherë ajo publikon foto me familjen e re duke treguar se janë shumë të lumtur së bashku.

Panorama Plus