Irini Kakacaj bën parashikimin, zbulon ekipin fitues të Botërorit 2022

Irini Kakacaj, parashikuesja e fatit e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka tashmë emrin e ekipit fitues të Kupës së Botës 2022. Ajo thotë se tre skuadra janë më të fortat në këtë Botëror, të cilat janë Franca, Brazili dhe Argjentina, por fitorja do i përkasë vetëm njërës prej tyre.

Katerina Trungu: Përpara se të më thuash cila skuadër fiton, cila është skuadra jote, le të themi, për cilën bën tifozeri?

Irini Kakacaj: Po pse ta them unë kështu, mos ta them direkt që të ngelin dhe njerëzit të kënaqur?

Katerina Trungu: Ah mirë, domethënë fiton për ty skuadra jote e zemrës. Cila skuadër fiton?

Irini Kakacaj: Është Brazili.

Katerina Trungu: Të lumtë!

Irini Kakacaj: Unë dua të flas një minutë, më falni, sigurisht do luajë Brazili me Argjentinën, do të humbë Argjentina, do luajë Franca me Argjentinën dhe do fitojë Brazili, 100%./tvklan.al