Incidenti me pasqyrën, e bija shpëton për mrekulli! Elita Rudi përfundon në spital

Moderatorja Elita Rudi është nënë e dy fëmijëve, të cilët erdhën në jetë në një periudhë të shkurtër, djali që quhet Zëri dhe vajza që quhet Bota.

Prezantuesja prej kohësh është distancuar nga ekrani duke iu përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj dhe padyshim të qënit nënë kërkon angazhim dhe sakrifica të mëdha.

Në një bisedë me ndjekësit së fundmi Elita ka folur rreth fëmijëve të saj dhe një nga ndjekëset e pyeti nëse fëmijët shkaktojnë dëme në shtëpi.

Elita zbuloi një pamje kur Bota kishte thyer pasqyrën duke lënduar prezantuesen, e cila vet kishte përfunduar në spital, por fatmirërisht për vogëlushen nuk kishte ndonjë lëndim.

Elita zbulon kohë pas kohe detaje për ndjekësit e saj që nga rutina e saj e përkujdesjes ndaj vetes deri tek rritje e fëmijëve.

Kujtojmë që Elita Rudi është bashkëshortja e reperit Gjiko, çifti në fjalë është një nga më të pëlqyerit në shoubizin tonë.