I merr jetën të dashurës 19 vjeçare duke e zhytur në një vaskë me acid

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sidnei, Australi. Një 20-vjeçar dogji me acid dhe hodhi në vaskë të dashurën e tij 19 vjeçe.

Në rrjetet sociale qarkullon foto e të dyve. Meraj Zafar dhe e të dashurës së tij Aminah Hayat.

Në foto ata duken çift i lumtur, por mësohet se shkrepja e saj ka ndodhur pak para se 20 vjeçari ti merrte jetën Aminah dhe ta përvëlonte trupin e saj me acid.

Sipas Daily Mail, mbetjet e trupit të 19 vjeçares u gjetën në vaskën e çiftit të dielën, në shtëpinë e tyre në perëndim të Sidney.
Dokumentet e gjykatës zbuluan se Hayat mund të jetë zhytur në vaskë për më shumë se një ditë para se të gjendej.

Dokumentet e prokurorisë zbulojnë se policia beson se zonja Hayat dyshohet se “u mbarua” midis mesditës dhe orës 17:00 të së shtunës – më shumë se 24 orë përpara se policia të gjente trupin e saj.

Policia hyri në banesën e tyre në Parramatta Veriore të dielën pasi të afërmit e shqetësuar ngritën alarmin për humbjen e saj. Detektivët filluan kërkimin për Zafar, 20 vjeç, i cili u pa duke ikur nga shtëpia me kamionin e tij. Ai më vonë u dorëzua në polici të hënën dhe u akuzua.

Mësohet se Hayat kishte mbërritur në Australi vetëm disa muaj më pare, posaçërisht për të takuar djalin që do i merrte jetën dhe të afërm rrëfejnë se kishin plane për martesë.