I infektuari me Covid-19 theu karantinën dhe shkoi në club, ndodh e papritura

Një qytetar që ka qenë i infektuar me koronavirus në Zvicër, ka thyer izolimin duke shkuar në një lokal nate dhe pasojat kanë qenë shumë të rënda.

Qytetari rrezikon të dënohet me burg, për shkak se të 280 personat që kanë qenë në këtë lokal nate, mund të jenë infektuar.

Këta të fundit do t’u duhet të karantinohen për 14 ditë. Andreas Faller, avokat i specializuar në ligjin shëndetësor, ka thënë se i infektuari mund të rrezikojë deri në 10 vite burg ose të paguajë një gjobë të majme.

Një vendim i tillë merret mbi bazën se ai ka pranuar të infektojë me vetëdije personat e tjerë dhe u ka rrezikuar jetën.