I frymëzuar nga The Weeknd, Ardian Bujupi kërkon të dijë pse nuk ka marrë asnjë çmim muzikor

Ditën e djeshme u publikuan nominimet të eventit më të rëndësishëm muzikor, “Grammy Awards”, ku dominonin Beyonce, Taylor Swift dhe Dua Lipa. Meqë ra fjala, nuk duhet ta humbisni reagimin e këngëtares shqiptare kur u njoftua për 6 nominimet.

Gjithsesi, në Grammys 2021 nuk munguan surprizat dhe një prej tyre është mos përfshirja në kategoritë kryesore të The Weeknd, i cili këtë vit publikoi dhe albumin e tij të ri e pati shumë hite në klasifikimet kryesore të muzikës. Këtë artisti kandadez nuk e ka pritur dhe aq mirë, duke akuzuar organizatorët e eventit si të korruptuar dhe duke i thënë se fansat dhe bashkëpunëtorët e tij meritojnë një shpjegim.


Shpërthimi i The Weeknd mesa duket ka frymëzuar Ardian Bujupin, i cili pasi ka shpërndarë postimin e këngëtarit, kërkon po ashtu shpjegim pse çdo vit sipas tij ka hiti-n më të madh në Europë, pa blerë klikime, dhe sërish nuk ka asnjë çmim.

Nuk e dimë me kë e ka saktësisht Bujupi, edhe pse në Europë ka disa evente të rëndësishme të muzikës, megjithatë ai kërkon tw dijë diçka. Do ta marri apo jo shpjegimin, këtë nuk e dimë, por mund të pyesi Loredanën si ja bën që është vlerësuar vitet e fundit për projektet e saj në disa ceremoni.

/News31