I fejuari italian i bën magji Kamela Islamajt gjatë provave të Festivalit

Ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën private, duke u qëndruar larg deklaratave publike, megjithatë dihet tashmë që këngëtarja e njohur për performancat “live”, Kamela Islamaj, është në një lidhje prej shumë vitesh me një djalë simpatik nga Italia.

Konkurrente në këtë garë të Festivalit të Këngës në RTSH me projektin me titull “Më ngjyros”, Kamela është parë e mërzitur gjatë provave.

Kamela-2

Po nuk ka vonuar shumë dhe trishtimi në portretin e saj është larguar me shpejtësi. Duket sikur i dashuri italian ia kthyer buzëqeshjen si me magji këngëtares. Fotografi i “Panorama Plus” ka fiksuar këto momente të çiftit, që mesa duket do t’i kenë kujtim.

Lidhja mes çiftit është bërë edhe më serioze tashmë, pasi shoqja e Kamelës, Orgesa Zaimi, zbuloi se ata janë fejuar.

Kamela-3

Në një intervistë pak kohë më parë, Kamela u shpreh kështu për të dashurin: “Jemi të lumtur, bashkëjetojmë, unë dhe Truman jemi sa të ngjashëm, aq edhe të kundërt. E kemi gjetur të mesmen tonë të artë”.

Djali që shihni në foto nuk është në rrethin e muzikës, pasi ka studiuar në Bolonja (Itali) dhe punon në Tiranë në një kompani reklamash. /Panorama Plus