I dashuri i Britney Spears thyen heshtjen: Mezi pres të jetojmë si njerëz normal

I dashuri i Britney Spears, Sam Asghari ka thyer heshtjen në një pronocim për ‘People’ dhe ka shprehur me fjalët më të ëmbla mbështetjen ndaj partneres së tij në këtë periudhë të gjatë plot me probleme që ajo po kalon.

“Kam dashur përherë më të mirën për gjysmën time më të mirë dhe do vazhdoj ta mbështes teksa ndjek ëndrrat e saj dhe krijon të ardhmen që do dhe meriton. Jam falenderues për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që ajo po merr nga fansat në të gjithë botën. Mezi po pres që të shijojmë të ardhmen e përbashkët normale dhe të bukur”, ka thënë Sam Asghari.

Çifti janë në një lidhje prej 2016-ës pasi u njohën në një klip muzikor. Ata e mbajnë lidhjen përgjithësisht private, megjithëse tek-tuk postojnë edhe foto së bashku./revistawho.com