I akuzuar për sulm fizik ndaj ish-të dashurës, nis procesi gjyqësor ndaj Ryan Giggs!

Ka filluar në Gjykatën e Mançesterit gjykimi i futbollistit legjendar të Manchester Unitedit, Ryan Giggs, i akuzuar për sulm ndaj ish-të dashurës së tij. 48-vjeçari akuzohet se ka sulmuar Kate Grenville dhe i ka shkaktuar asaj lëndime trupore më 1 nëntor 2020, në shtëpinë e tij në Mançester. Në të njëjtën kohë, ai u akuzua se kishte sulmuar motrën e saj më të vogël, Emma.

Giggs gjithashtu përballet me akuza për “sjellje kontrolluese dhe shtrënguese” kundër ish-të dashurës midis gushtit 2017 dhe nëntorit 2020. Procesi gjyqësor do të zgjasë dhjetë ditë, ndërsa Ryan i ka mohuar të gjitha akuzat. Megjithatë, për shkak të gjyqit, ai dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Uellsit, duke shpjeguar se nuk dëshiron të ketë ndikim të keq në ekipin kombëtar përpara Kupës së Botës në Katar.

Top Albania Radio