Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke, shërbeu për 48 vite si pneumologe

Një tjetër mjeke shqiptare ka humbur betejën me Covid-19. Doktoresha e pneumologjisë, Flutura Hashorva ka humbur jetën këtë të enjte.

Mjekja ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Prej 48 vitesh ajo punonte si pneumologe, fillimisht në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.

Lajmin e ndarjes nga jeta të saj e kanë konfirmuar dhe miq e të afërm të doktoreshës, duke postuar dedikime prekëse në rrjetet sociale.