Hueyda El Saied humbet njeriun e shtrenjtë

Sot është një ditë e trishtë për Hueyda El Saied. “Revista Who” ka mësuar se artistja ka humbur një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë, gjyshen e saj të dashur. Pak më parë Hueyda publikoi një foto në ngjyrë të zezë në rrjete sociale duke treguar pikëllimin teksa të gjithë miqtë e pyesnin në komente se çfarë ka ndodhur.

Hueyda e kishte pikë të dobët gjyshen e saj, me të cilën ndante shpesh foto e video duke i shprehur dashurinë publikisht.

“Revista Who” i shpreh ngushëllime artistes dhe familjes së saj në këtë moment kaq të vështirë.