Horoskopi 18 dhjetor 2020

Dashi

Kjo ditë të shkaktojë disa polemika në jetën tuaj në çift, kjo për shkak se kohët e fundit nuk i keni kushtuar vëmendjen e duhur partnerit/es tuaj. Për të rregulluar marrëdhënien, ju absolutisht duhet të kompensoni kohën e humbur! Nëse jeni vetëm, shfrytëzoni ftesat për takime.

Demi

Një harmoni e rinovuar me partnerin/en do t’ju ndihmojë të përballoni disa angazhime të papritura ose të rënda me të cilat mund të përballeni. Beqarët do të duhet të ekspozojnë atë që ata duan për të shmangur keqkuptimet. Mundësitë e reja në aspektin e karrierëspo vijnë drejt jush.

Binjakët

Disa probleme me partnerin/en mund të ndryshojnë ditën, por mos u shqetësoni, me një komunikim të mirë do të jeni në gjendje të zgjidhni gjithçka. Sot, ata që janë vetëm do të kenë pakënaqësi nga një mik/e. Ndoshta keni besuar më shumë sesa duhet.

Gaforrja

Angazhimet për të realizuar ato për të cilat jeni zotuar ju ka bërë të lini pas dore lidhjen tuaj. Merrni përsëri kontrollin e jetës suaj private dhe nuk do të zhgënjeheni. Një ditë plot angazhime edhe për beqarët, të cilët janë ende shumë të pavendosur. Do të kenë mundësi të mira për të filluar përvoja të reja!

Luani

Një ndjenjë melankolie do të errësojë disponimin tuaj. Kini kujdes që të mos i përcillni vuajtjet tuaja edhe partnerit/es, pasi mund t’ju drejtojë disa pyetje që nuk do të jeni në gjendje t’i përgjigjeni. Dashuri të reja në horizont për beqarët! Në punë, vizione të reja ju presin.

Virgjëresha

Disa kujtime të së kaluarës mund t’ju dëmtojnë ende, ndaj bëni mirë të shmangni përjetimet e së kaluarës dhe kushtojini vëmendje gjërave më të shtrenjta që keni. Është një kohë e mirë edhe për beqarët, ata mund të bëjnë plane për të ardhmen dhe më në fund të ndjehen të lirë për të marrë një vendim.

Peshorja

Ju po jetoni një kohë shumë të lumtur në dashuri. Nëse keni qenë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë, do të forconi lidhjen, nëse nuk keni shumë që po e përjetoni këtë ndjenjë, marrëveshja do të nënkuptojë një lidhje të qëndrueshme! Zemrat e vetmuara do të shkojnë në kërkim të aventurave të reja.

Akrepi

Yjet ju premtojnë një ditë të lumtur, por edhe nëse ka kontraste, ju do të dini se si të rivendosni harmoninë. Pasioni i bën gjërat më të lehta. Beqarët mund të jetojnë ndonjë flirt të ri. Jupiteri dhe Marsi janë në anën tuaj në sferën profesionale. Disa prej jush pritet të marrin një përgjigje të shumëpritur.

Shigjetari

Harmonia ka mbretëruar për një kohë të gjatë në marrëdhënien tuaj dhe gjatë kësaj dite do të jeni të vetëdijshëm se kjo është e ardhmja që dëshironi. Beqarët do të jenë në gjendje të zgjerojnë kontaktet e tyre me shpresën për të njohur dikë. Në punë, mos shtyni çështjetdhe projektet e pazgjidhura.

Bricjapi

Vazhdoni të jeni të trazuar në mendimet tuaja dhe nuk mund të prisni që të dilni nga rutina juaj. Dyshimet në lidhje me jetën tuaj të dashurisë mund të bëhet të padurueshme për partnerin/en. Ditë interesante për beqarët të cilët do të kenë njohje të reja. Venusi premton flirtime!

Ujori

Keqkuptimet e vogla mund të shqetësojnë marrëdhënien në çift. Për fat të mirë dashuria është më e fortë se çdo keqkuptim dhe sot ju do të keni provën! Ka kaq shumë surpriza që vijnë edhe për beqarët. Hëna ju shtyn të shijoni çdo gjë të vogël që do t’ju ndodhë sot.

Peshqit

Nëse jeni çift do të keni shumë për të bërë për të planifikuar të ardhmen tuaj. Ata që synojnë të krijojnë diçka konstruktive duhet të angazhohen seriozisht! Takime të mahnitshme për beqarët, shumë prej jush do të bëjnë miq të rinj. Mërkuri mbron çdo iniciativë tuaj.