Histori amerikane me modelin? Flet për herë të parë Adrola Dushi

Është përfolur së fundi se modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi ështe në një lidhje me një model shqiptar të njohur në Amerikë.

Ky i fundit quhet Pavllo Zengon, dhe Adrola publikon shpesh foto dhe dedikime për të në rrjetet sociale.

E pyetur nga emisioni “Thumb”, për lidhjen e përfolur, modelja shqiptare u shpreh kështu.

“Adrola, çfarë kam marrë vesh nëpër portale që ti je lidhur me një super milioner…Më trego të vërtetën?”, e ka gazetari i emisionit “Thumb” modelen.
“Nuk është aspak e vërtetë! Çfarë mund të them për këtë gjë? Nuk është e vërtetë, sigurisht!” është shprehur ajo.

E pyetur për lidhjet në distancë, pas ndarjes nga bashkëshorti me të cilin ka dhe një djalë që quhet Troi, modelja është përgjigjur:
“Nuk ia uroj askujt, janë katastrofë, janë torturuese, janë tmerruese. Ka ndonjë fjalë të keqe më shumë se kaq?”, shkruan Lapsi.al.
Adrola jeton prej vitesh në Amerikë, ku po ndjek karrierën e saj si modele.