Harrojeni si aktore, befason Laura Nezha si akrobate. Xhelili: Flasim edhe me vete rrugëve

“Edukimi i Ritës” është shafqja që do të jepet shumë shpejt në Teatrin Veror të Akademisë së Arteve, ku interpretojnë Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili. Dy aktorët e mirënjohur gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ndanë momente nga backstage, ku një surprizë ishte elasticiteti i Laurës teksa bënte veprime akrobacie.  Aktorja tha se askush nuk e besonte natyralitetin e saj në cirk, pa asnjë provë.

Gjatë rubrikës “Emocionet para premierës” Ermali i pyet se si ata të dy pergatiten dhe si ndjehen para një shfaqje. Të dy pohuan se janë thuajse në prova 24 orë dhe e detyrojnë veten të ushqehen vetëm se duhet të jenë me energji.  Xhelili theksoi se e pyesin shpesh se sa orë pune i kushton një shfaqje, të cilëve iu është përgjigjur “24 orë”.  Provat e tekstit sipas tyre i dëgjojnë të gjithë muret e shtëpisë, rrugët, njerëzit etj.

“Isha duke ecur dje dhe isha futue komplet në rol dhe u shkëmbeva me një mik të vjetër timin, cili më tha “E Met”; iu duk sikur nuk ia vara dhe pastaj “u më fal” i thashë”, tregoi xhelili.

Ky moment i treguan nga profesori dhe aktori shkaktoi të qeshura në studio, ndërsa Laura shtoi se sa herë që profesori hap derën e provave thotë “e kam gjetur ose këtë e zbulova dje Laura sa vajta në shtëpi”.

“Është një proces kërkimi i vazhdueshëm, Eureka”, tha Laura. Të tre shtuan se ata ndoshta duken si të ‘çmendur’ edhe në rrugë teksa mund të flasin me vete apo psherëtijnë tekstin.