Harrojeni çiçin në të mbathura, Kendall Jenner i “shpëtoi” mbi fustanin Prada

Kendall Jenner i është dashur të përdorë një kovë që të “çlironte” veten gjatë rrugës për në Met Gala 2022, sipas “Page Six“.

Në episodin më të fundit të “The Kardashians”, modelja ka rrëfyer se ndërsa ishte nisur për në eventin më të madh të modës në Maj, kuptoi se nuk mund ta mbante më gjatë urinën.

Duhet të pi një gllënjkë ujë dhe të urinoj. Askush mos të më gjykojë”, i tha Jenner ekipit të saj të asistentëve teksa ndodheshin në furgon. Fillimisht 27-vjeçarja qeshi me sugjerimin për të përdorur kovën, por në fund vendosi ta pranonte.

Është shumë e sikletshme për këdo që do i duhet të merret me urinën time më vonë. Më falni”, tha ajo. Ndonëse ky detaj nuk është i qartë, u prit me shaka nga ndihmësit e saj që e pyetën nëse mund ta shisnin, ndërsa të tjerë e qetësuan duke i thënë se nuk është diçka e pazakontë për artistët që të urinojnë në kova gjatë koncerteve.

Kendall tha se veshja e saj ishte aq e rëndë sa iu mor fryma vetëm për të mbërritur te furgoni. Modelja kërkoi që dikush të vendoste muzikë teksa ajo ngriti fustanin për të vendosur kovën poshtë tij.

Prada, më vjen shumë keq!”, tha ajo para se të tregonte që kishte urinuar aksidentalisht në këmbët e saj./tvklan.al