Gordon Ramsay baba për herë të 6-të në moshën 57-vjeçare

Gordon Ramsay njoftoi lindjen e fëmijës së tij të 6-të. Shefi i famshëm britanik i kuzhinës, e gjithashtu prezantues e shkrimtar, teksa dha lajmin sugjeroi që ky do jetë i fundit: “3 djem e 3 vajza… u krye.”

57-vjeçari dhe bashkëshortja e tij Tana, 49-vjeçe, u martuan në 1996-n. Ramsay postoi një foto të djalit të porsalindur Jesse dhe bashkëshortes së tij në spital mbrëmjen e së shtunës.

Ramsay i cili e festoi ditëlindjen e tij të mërkurën, në një postim në Instagram shkruajti: “Çfarë dhurate e mrekullueshme për ditëlindje. Mirëprisni Jesse James Ramsay. Një tjetër dashuri i shtohet brigadës së Ramsay. 3 djem e 3 vajza… U krye”.

Sigurisht që postimi i tij u shoqërua me mesazhe të pafundme urimi./tvklan.al