Goca bëhuni gati: Nuk dimë për Big, por Aidan do jetë në rikthimin e “Sex and the City”

Pak kohë më parë u tha se Chris Noth ose siç e njohim ndryshe Mr.Big nuk do të jetë në rikthimin e “Sex and the City” ndërsa vetë aktori e la me mëdyshje duke konfirmuar lajmet se mund ta mendojë rikthimin. Teksa Big mendohet, kemi një lajm tjetër nga John Corbett – Aidan. Burime për “Page Six” bëjnë të ditur se Aidan do të rikthehet në rolin e ish-të fejuarit të Carrie-t.

“Do jem pjesë e serialit”-ka thënë Aidan duke shtuar se është shumë i emocionuar.

Aktori tregoi se do të luajë në disa episode dhe u shpreh i kënaqur me mirësjelljen që kanë treguar kolegët ndaj tij.

“And just like that…”-do të mbajë titullin seriali i ri që do të rikthejë 3 gratë e famshme teksa prej kohësh është bërë e ditur se Kim Cattrall do nuk do t’i bashkohet grupit.