Gjithë të dashurat dhe të dashurit e Amber Heard

Përveç ish-bashkëshortit Johnny Depp – me të cilin aktualisht ësht në gjyq – Amber Heard ka pasur marrëdhënie edhe me figura të tjera të njohura, duke filluar nga miliarderi Elon Musk te kineastja Bianca Butti.

Tasya van Ree

Amber Heard dhe fotografja Tasya van Ree nisën të dilnin në vitin 2008. Romanca ishte aq intensive sa Heard ndryshoi ligjërisht mbiemrin e saj në van Ree gjatë lidhjes.

Në vitin 2009, Heard u arrestua për dhunë në familje ndaj fotografisë pas një sherri në Aeroportin Ndërkombëtar Seattle-Tacoma. Vite më vonë, van Dee i tha Us Weekly se incidenti ishte “keqinterpretuar”. Akuzat u tërhoqën dhe ajo u lirua pak çaste më vonë.

Në vitin 2012, ato u ndanë dhe Amber rivendosi mbiemrin e saj të lindjes pas ndarjes.

Johnny Depp

Thashethemet për lidhjen e tyre nisën në vitin 2011. Ata u martuan në vitin 2015. Një vit më vonë, u finalizua divorci. Depp ka mohuar të ketë sulmuar ndonjëherë fizikisht Amber Heard dhe e ka akuzuar vazhdimisht aktoren e “Aquaman” se ka qenë e dhunshme.

Elon Musk

Pavarësisht akuzave të Depp se ajo nisi një lidhje me Elon Musk kur ishte ende një grua e martuar, Heard këmbëngul se marrëdhënia e saj me miliarderin e teknologjisë nuk filloi derisa divorci i saj nga Depp dhe divorci i Musk nga gruaja e atëhershme Talulah Riley u finalizuan në vitin 2016.

Heard dhe Musk u ndanë në gusht të vitit 2017, por u ribashkuan sërish më vonë. Ata u ndanë përfundimisht në shkurt të vitit 2018.

Vito Schnabel

Tre muaj pas ndarjes së saj nga Musk, nisën thashethemet për lidhjen e Heard me tregtarin e veprave artistike Vito Schnabel. Ata u ndanë pas më pak se një viti, për shkak të “distancave të gjata”, tha një burim për Us Weekly asokohe.

Andrés Muschietti

Amber heard u lidh me regjisorin Andy Muschietti në maj të vitit 2019, por romanca përfundoi në fund të po atij viti.

Bianca Butti

Amber Heard dhe kineastja Bianca Butti pranuan publikisht lidhjen në janar të vitit 2020 kur u fotografuan duke u puthur në Kaliforni. The Mirror raporton se çifti u nda në dhjetor 2021.

Heard ka një fëmijë, Oonagh Paige Heard, e cila lindi më 8 prill 2021 nga një nënë surrogate.

Burimet: Page Six
Anabelmagazine