“Gëzuar ditëlindjen Princesh”, Mira Meksi mer urimin special nga i biri për ditëlindje

Mira Meksi është shkrimtare bashkëkohore dhe përkthyese shqiptare.

Sot ajo feston ditëlindjen dhe një urim mjaft special e ka marrë nga i biri i cili e ka cilësuar Mirën një Princeshë.

“Gëzuar ditëlindjen princesha Mira Meksi”, shkruan i biri Marin Meksi përkrah një foto ku shfaqet i përqafuar me të ëmën.

Mira Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen për t’u përmendur çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006 “me romanin “Kujtim kurvash të trishta” nga Gabriel Garcia Marques, dhënë nga Ministria e Kulturës.

Posted by Marin Meksi on Saturday, September 26, 2020

Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjioze, ku përmendim botimin e Romanit “E kuqja e demave”, i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese “Persee”./Bl.Ba/Fjala.al