Geta Beqa çmend Jugun me trupin bombë, instruktorja e VIP-ave i rrëfen martesën 15 vjeçare Ori Nebijajt

Geta Beqa mban në shtepi më shumë se 10 kupa. Ka një trup perfekt. Gjithashtu ka një familje të lumtur bashkë me të cilen ka zgjedhur të pushojë në Dhërmi. Mamaja e tre fëmijëve për herë të parë u shfaq në një intervistë me bashkëshortin e saj, Asdren Ahmetin në emisionin “Pushime on Top”. Pçrveç dashurisë ajo çfarë i bashkon ata të dy është pasioni dhe dëshira për të pasur nje trup të bukur dhe në formë. “Kemi dashur ta mbajmë sa më private familjen prandaj nuk kemi dal bashkë në intervista”, thanë ata. Asdreni tregoi se ka qenë mbështetje gjithmonë për Getën. Ata kanë 15 vite të martuar dhe kane tre vajza. Ai tregoi se bashkë me vëllain e Getës kanë më shumë se 15 vite që merren me bodybuilding. Duke folur për atë se çfarë e bën të veçante gruan e tij si profesioniste e Ëellness Fitnnes tha: “Ajo ka talentin, nuk lodhet nga stërvitja dhe është një vajzë që brenda një viti ka arritur të marrë të gjitha kupat e mundshme në botë. Edhe në garën e radhës, që do të zhvillohet në vjeshtë në Kinë, Geta është pretendetja kryesore”. Geta tha se nuk e ka menduar kurrë se do të arrinte në këto nivele. “Kur fitova kupën botë nuk e besoja dot. Ishte nje moment emocionues që më ka mbushur shumë jetën time”, tregoi Geta. Sfida e disiplinës ëellness fitness që aplikon Geta është që një femër të realizojë një trup me linja perfekte, por pa humbur pjesën e bukurisë femërore. Duke shpjeguar si ia ka dalë të bëjë trupin e sai ajo tha se gjithçka lidhet me pasionin. “Unë e dua shumë këtë që bëj” tha kampionia e botës. Geta tregoi se jugu i Shqiperise eshte vendi me i dashur per pushime, por e vetmja gjë që i mungon këtu është palestra që thotë se e zëvendëson me ushtrime në plazh, megjithëse një pjesë të pajisjeve i ka marrë me vete. Ndërsa Geta si mama tha se parësore për të është edukimi i mirë i fëmijëve, sigurisht edhe pjesa sportive. Surpriza të reja priten shumë shpejt nga Geta Beqa. Një aplikacion, i cili do të viëj në ndihmë të çdokujt që dëshiron të mbajë trupin në formë. Të gjitha xhirimet e këtij aplikacioni janë bërë në plazhet e Shqipërisë, që do të jetë një reklamë e mirë për vendin tonë në të gjithë botën. Por ka diçka që Shqiperia ende s’ia ka dhënë kampiones së botës, dhe ajo është pasaporta shqiptare. “Kam aplikuar dhe jam në pritje. Është vërtet e lodhshme për ne sportistët të bëjmë stërvitje, lodhje e gjithçka dhe në fund të jesh në ankth nëse do të marrësh vizën apo jo”.