Gazetari Spartak Koka: Babai i Naim Murselit më mirë të heshtë, nuk po i tregon disa të vërteta

Gazetari Spartak Koka thotë se Shaban Murseli, babai i Naim Murselit që akuzohet si organizator i vrasjes së gruas së tij Liridona Ademaj, nuk po tregon të vërtetën për djalin e tij.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetari Koka theksoi që deklaratat që jep në media Shaban Murseli nuk duhet të merren në konsideratë.

Sipas gazetarit, babai i Naim Murselit nuk po i tregon anët e errëta të të birit.

“Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, me gjithë respektin për fisin Murseli, nuk duhet marrë në konsideratë dëshmitë e tij. Sepse ditën kur u varros Liridona, ishte personi i cili hodhi poshtë kategorikisht se djali i tij, madje i përmendi shpenzimet e makinës vëllait të Liridonës, dhe ky person tani po mbron të birin, ka të drejtën ta mbrojë të birin, por nuk po na i thotë disa të vërteta.

Kemi një problematikë në familje që nuk po na i tregon Shaban Murseli të vërtetën.

Pyetja që s’kemi marrë sot përgjigje, me çfarë të ardhurash e bleu atë vile që mund të shkojë 500 mijë Euro atje në atë zonë? Është një nga zonat më të shtrenjta atje. Këtë përgjigje s’na e ka dhënë Shaban Murseli. Më mirë të heshtë se sa të na thotë të pavërteta. Ai nuk po na i thotë të vërtetat për djalin e tij. Ka disa anë të errëta djali i tij që ai po tenton ta mbrojë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

Liridona Ademaj u vra në periferi të Prishtinës në një ngjarje të organizuar si grabitje. Por Prokuroria e Kosovës akuzon bashkëshortin e saj, Naim Murseli, si organizator të krimit. Motivet mbeten ende të panjohura.

/tvklan.al