FOTOT: Brenda hotelit luksoz bregdetar që Cristiano Ronaldo po e ndërton në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo si dhe Georgina Rodriguez janë duke ndërtuar një hotel në bregun e Detit të Kuq të Arabisë Saudite.

Qëkur, ylli i futbollit u transferua në ekipin Al-Nassr, ai dhe Georgina kanë qenë thellësisht të përfshirë në krijimin e një hoteli luksoz në rajon.

Së fundmi, e dashura e futbollistit portugez ka ndarë të reja për progresin e projektit të tyre përmes llogarisë së saj në Instagram.

Ajo përmes këtyre pamjeve, ndau se si do të duket resorti luksoz bregdetar.

Resorti madhështor, në ishullin e izoluar, është i arritshëm vetëm me një varkë private me qira ose me hidroaeroplan në brigjet e Arabisë Saudite.

gazetatema.net