Fotoja më e ëmbël nuk vjen nga Olta Gixhari dhe Sara Hoxha, por nga Poem dhe Amar!

Sara Hoxha dhe Olta Gixhari janë padyshim dy vajza shumë të dashura për publikun shqiptar. Sara dhe Olta kanë luajtur së bashku në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” ku në rol janë motra. Filmi, i cili do të transmetohet edhe në kinema, pritet të dalë në fillim të Tetorit.

Mesa duket vajza e Sarës dhe djali i Oltës jan shokë me njëri-tjetrin dhe këtë e ka bërë me dije Sara, e cila ka postuar një InstaStory ku shfaqet Amari dhe Poem duke folur së bashku në video call. Kjo e fundit i ka bërë tag Oltës duke shkruar:

Çfarë janë këto kështu?

Ndërkohë, Olta e ka ripostuar imazhin me mbishkrimin e mëposhtëm.

Unë do vdes që këto flasin me kamera!

Shoqëria që vajzat kanë së bashku ka bërë që kjo të transmetohet dhe te fëmijët e tyre që duken shumë të gëzuar me njëri-tjetrin. Kujtojmë se Sara ka marrë pjesë në emisionin Dancing With The Stars, ku ajo u shpall dhe fituesja e tij. Gjithashtu së fundmi ajo ishte pjesë dhe në klipin e bashkëshortit të saj, Ledri Vula, në këngën “Gjendja” që u pëlqye shumë nga fansat e tyre.

Ndërkohë Olta ka qënë pjesë e Big Brother Vip ku padyshim ishte një nga konkurrentet më të forta në atë shtëpi. Ajo u largua vetë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, pasi e kishte marrë malli për djalin e saj Amar, i cili erdhi ditën kur ajo do largohej per ta surprizuar dhe për të patur një kujtim të bukur në televizion.

Top Albania Radio