FOTO/ Zllatan Ibrahimoviç histori të re dashurie me Dileta Leotën? Ja si qëndron e vërteta…

Një flirt me gazetares sportive Dileta Leota dhe futbollistit të Milanit, Zllatan Ibrahimiviç është përfolur ditët e fundit në mediat rozë. Në fillim u hodh videoja e një aplikacioni për ushtrime fizike, më pas një darkë me disa miq në Milano, tani zërat për një lidhje të lindur nën diellin e Sardenjës.

Gjithsesi prezantuesja seksi nuk ka arritur të qëndrojë pa folur dhe, nëpërmjet përfaqësuesve të saj, ka bërë të ditur për të përditshmen britanike “Sun Sport” të vër tetën për marrëdhënien e saj me futbollistin:

Faktin që kemi të bëjmë thjesht me nje spekulim mediat, e vërtetojnë edhe fotot e publikuara së fundmi, ku Ibra shfaqet me bashkëshorten e tij dhe fëmijët, teksa është duke shijuar pushimet në jahtin luksoz midis rivierës franceze dhe Sardenjës.

Ndërkohë nga ana tjetër, moderatorja seksi është duke u relaksuar me mikeshat e saj në nga plazhet e tjera të Italisë.

“Flirti” i mundshëm me Ibrën, u aludua, për shkak së Dileta së fundmi është ndarë nga partneri i saj dhe është beqare.