FOTO/ Nga Zac Efron deri te Tom Cruise dhe Elon Musk, meshkujt VIP që kanë bërë ndërhyrje estetike

PANORAMAPLUS/ Vitet e fundit është bërë trend që edhe meshkujt të bëjnë ndërhyrje estetike në mënyrë që të duken më të pashëm ose më të rinj në moshë.

Ylli i Instagramit Dale Cullen shpenzoi 31,000 euro për të kuruar fytyrën e tij deri në detaje. Presioni për t’u dukur bukur në rrjetet sociale bëri që Cullen të bëj një ndërhyrje në hundë, një implant në mjekër dhe të vendosë kurora në dhëmbët e tij.

Ja kush janë meshkujt e tjerë VIP që kanë bërë ndërhyrje estetike

Zac Efron

Aktori i njohur amerikan, Zac Efron vitin e kaluar u shfaq ndryshe teksa fansat vunë në dukje ndëryrjet që ai kishte bërë në fytyrë. Por këto aludime u përgënjeshtruan nga vetë aktori duke thënë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike.

Simon Cowell

Anëtari i jurisë së ‘’X Factor’’ ka pranuar se ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë për t’u dukur më i ri, pavarësisht moshës së tij.

Tom Cruise

Aktori i njohur i filmave ‘’The Mission Impossible’’ njëherë e një kohë deklaroi se kurrë nuk do të bënte ndëryrje estetike, por në disa foto të publikuara në rrjet u pa se fytyra e tij dukej më ndryshe duke aluduar se ka pasur mbushje ose trajtim me steroide.

Elon Musk

Miliarderi afrikano-jugor ka gjeneruar më shumë të ardhura që nga fillimi i kompanisë PayPal në vitin 2000. Jo vetëm që është më i pasur, por edhe më atraktiv në pamje sesa shumica e meshkujve të kësaj listë. Ai ka bërë transplant flokësh.

Daniel Craig

Aktori anglez, Daniel Craig u shfaq në BAFTA në vitin 2018 ndryshe se daljet më parë. Pamja e tij i shtyu fansat të spekulonin nëse kishte botoks apo mbushëse. Disa thanë se ai u shfaq “plastik” teksa prezantoi një çmim në skenë.

Craig Revel Horwood

Gjyqtari i njohur, Craig ka folur publikisht për një ndërhyrje në hundë në moshën 18-vjeçare dhe një operacion për heqjen e pjesës dhjamore të gjoksit.
Craig tha për në një intervistë :“Kur i hoqa fashat, thjesht fillova të qaja në pasqyrë sepse ishte hera e parë që kisha një gjoks të sheshtë”.

Mickey Rourke

Aktori i ‘’Diner Rourke’’ pa që dashuria e tij për boksin ishte duke ia prishur pamjen e tij.
Ai pranoi haptazi se ka bërë një ndërhyrje në hundë.