Foto/ Brenda apartamentit luksoz të Evi Reçit. Do mahniteni!

Këngëtarja Evi Reçi së fundmi ka dhënë një intervistë për “My Living” ku është pyetur nga Arjon Muça për jetën e saj private dhe profesionale.

Xhirimet e intervistës janë bërë në shtëpinë e Evit pamjet e së cilës kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka treguar se për arkitekturën e shtëpisë është kujdesur babai i saj.

“Këndet i ka zgjedhur ai. Këndet i ka modifikuar, por ka dashur gjithmonë atë shijen e fshatit brenda shtëpisë së qytetit”, – ka thënë Evi. /Gazeta Liberale