Flet punëtori i pallatit në New York ku u vetëvra çifti Belliu:Më kërkoi ti prisja hekurat e dritareve, i kishte sytë…

Ngjarja tragjike në New York, e cila ka tronditur të gjithë opinionin publi ku aktori shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën pasi u vetëhodhën nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin, vazhdon të jetë kryefjalë e mediave.

Pas ngjarjes së rëndë, sot janë bërë publike dëshmi të reja.

Punëtori i ndërtesës Harold Johnson tha për New York Post se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të premten dhe pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.

“Unë pashë që sytë e tij ishin me të vërtetë të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe ai nuk m’u përgjigj, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kështu ishte”, tha Johnson, përpara se të shtonte se përpara se çifti të transferohej në pallat, burri donte që ai të priste hekurat e dritareve të apartamentit. “Unë i thashë atij: “Ti ke fëmijë, unë nuk mund ta bëj këtë.” Dhe ai u zemërua, ai tha “OK”.