Fjalët më të ndjera! Urimi i Georgina-s për djalin e Ronaldo-s nuk duhet humbur për asnjë arsye!

Partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez, tregon shpesh në rrjete sociale sa e lumtur është me familjen e bukur që kanë krijuar, teksa ndan vazhdimisht momente me ta në rrjete sociale.

Tashmë, partnerja e futbollistit është bërë ‘mama’ edhe për djalin e madh të Ronaldo-s nga marrëdhënia e mëparshme dhe kujdeset t’i falë atij gjithë dashurinë e një nëne.

Me rastin e ditëlindjes, ajo zgjodhi fjalët më të ndjera për ta uruar djalin, teksa ndau foto me të në Instagram.

“Urime princi im! Eshtë kënaqësi të të shoh teksa rritesh çdo ditë dhe të shoh mashkullin e rritur në të cilin po kthehesh. Faleminderit që na bën kaq krenarë. Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali dhe shoqëruesi më i mirë i jetës. Jam kaq e lumtur që shoh sot gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu. Faleminderit që më bën çdo ditë të ndihem si mamaja më e mirë në botë. Të duam, babi, mami, motrat e vëllai.”– ishin fjalët e saj krahas postimit.

Rikujtojmë se këto ditë ka bërë xhiron e rrjetit veprimi i Cristiano Ronaldo-s gjatë një konference për mediat.

Futbollisti i skuadrës portugeze nuk pranoi që të pinte Coca-Cola që ishte vendosur mbi tavolinë dhe i zëvendësoi me një shishe uji, ai mori shishet e Coca-Colas dhe i shtyu më tutje e më pas nxori ujin e ju bëri thirrje të gjithëve që të mos konsumojnë vetëm ujë dhe jo pije të dëmshme për shëndetin.

Duke qenë një person me influencë të madhe, ky veprim i Ronaldo-s i ka shkaktuar humbje markës së pijes të famshme. Siç raporton gazeta spanjolle “Marca”, disa minuta pas konferencës së futbollistit dhe Fernando Santos, kompania pati humbje marramendëse.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)