Fiksimi i gocave dhe yll i kombëtares, Taulant Seferi rrëfehet për të fejuarën: ”Bëhet xheloze!”

Në emisionin “Më lër të flas” ishte i ftuar supmuesi i kombëtares Taulant Seferi.Personazh i kthyer në fenomen jo vetëm për golat por edhe për paraqitjen fizike që u bë viral në TikTok nga vajza të ndryshme.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut u bë i njohur si futbollist i KF Tirana ku ngriti dhe trofe për tu transferuar më pas jashtë vendit dhe jep kontributin e vyer për kombëtaren shqiptare të cilën bashkë me shokët e çuan në Euro24.

Taulanti ka folur për jetën personale ku tregon se është në një marrëdhënie 4 vjeçare dhe shumë shpejt do të vijë edhe fejesa.

“Ajo jeton në Zvicër. Ka katër vite që jemi bashkë. I ka parë ajo të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në TikTok por unë i kaloj me sportivitet. I kam dhënë sigurinë. Unë jam shumë i lumtur”.

Kryefjala.com